Nurmagomedov është Personaliteti i Vitit për BBC-në!

Pati shumë arsye që e bënë zgjedhjen e tij shumë të mundshme. Habib Nurmagomedov u shpall Personaliteti i Vitit nga BBC-ja britanike duke lënë në vend të dytë legjendën e basketbollit, Lebron Xhejms, ndërsa me fitoren ndaj Xhastin Geçjit arriti bilancin në karrierë 29 fitore-0 humbje. Ishte ndeshja e tij e fundit në jetën sportive, të paktën siç deklaroi vetë në përfundim të luftimit për titullin botëror në peshat e lehta të arteve të përziera marciale në Botërorin UFC. Habibit i kishte vdekur i jati pak muaj më parë për shkak të koronavirusit, diçka që ai e ndjeu shumë. Më vonë doli se Nurmagomedovi kishte thyer këmbën 3 javë para ndeshjes, diçka që nuk e pengoi që të fitonte, dhe që e bën suksesin e tij të pazakonshëm. UFC-ja e nxorri si luftëtarin numër 1 në renditjen e saj botërore duke kombinuar të gjitha peshat. Luftëtari 32-vjeçari doli në vend të parë në votimin popullor të BBC-së, ndërsa pas tij ishin Lebroni, por edhe Armand Duplantis, kampioni i kërcimit me shkop.

Sfidanti.al