Lorenzo Insigne ia hedh lehtë për fjalët fyese që I tha arbitrit në ndeshjen mes Interit dhe Napolit. Gjykatësi Sportiv nuk e ndëshkoi rëndë kapitenin e Napolit; me vetëm 1 ndeshje pezullim dhe me një gjobë prej 10 mijë Eurosh. Ësnhtë ky një lajm që lehtëson Gennaro Gattuson që gjithsesi ka telashe të reja për ndeshjen e së dielës me Lazion.
Problemet janë pikërisht në repartin e sulmit pasi përvec Insignes nuk do të jenë as Osimhen dhe Mertens, Osimhen është ende në periudhë riaftësimi, ndërsa Mertens pësoi dëmtim në kavilje gjatë ndeshjes me Interin, Të dy këta futbollistë do të punojnë edhe gjatë festave të fundvitit për të qenë gati për ndeshjen e Superkupës së Italisë me Juventusin që do të luhet në 20 janar dhe për këtë arsye do të monitorohen nga Dr.Lieven Maesschalck
Sfidanti.al