F1, Frank Williams në spital, në gjendje stabël

Bota e Formula 1 është në ankth për Frank Williams. Themeluesi i skuderisë historike u dërgua në spital dhe gjendja e tij për momentin përkufizohet stabël. Ishte vetë skuadra Williams që konfirmoi gjithcka nëpërmjet një komunikate ku specifikonte se nuk dëshironte të jepte asnjë lloj detaji për këtë cështje.

‘Gjendja shëndetësore e Fran është cështje personale dhe familja për momentin nuk do të japë asnjë detaj shtesë-lexohet në komunikatën e Ëilliams-kërkojmë respektimin e privatësisë familjare, skuadra do të bëjë përditësimet në kohën e duhur’.

Frank Ëilliams është një legjendë e vërtetë e paddockut teksa skuadra e tij që e themeloi në 1977  ka fituar 7 tituj për pilotë dhe 9 për konstruktorë. I ulur në karrike me rrota që nga 1986 pas një aksidenti rrugor të pësuar në Francë, Williams edhe sot e kësaj dite është një prej figurave ikonë të Formula 1 edhe pse që nga 2012 e deri tani I reduktoi impenjimet  dhe praninë e tij në Formula 1 duke ia lënë hapësirat vajzës së tij, Claire që u bë Shefe e Skuadrës.

sfidanti.al