Dikush thotë se do ta mbajnë, e disa se do ta heqin, ndërsa si moment kur “mbushet apo derdhet kupa” mendohet ndeshja e fundit në Champions, ndaj Mynshengladbahut. Përtej fatit të Zinedin Zidanit, mediat madrilene po shkruajnë për gjendjen e vështirë të trajnerit francez në lidhje me skuadrën e tij. Sipas tyre, Zizuja është i lodhur dhe i zhgënjyer me sjelljen e yjeve të tillë si Toni Kros apo Marselo, ndërsa ka humbur besimin tek Eden Hazari (për shkak të dëmtimeve) dhe Odegardi. Jo vetëm kaq, në këtë listë bëjnë pjesë edhe brazilianët Vinisius dhe Rodrigo. Prishja e relatave me Iskon është e njohur botërisht, ndërsa duket se shqetësimi ekziston edhe për nivelin e Marko Asenios pas kthimit nga dëmtimi.
Sfidanti.al