Nuk pretendon të dijë gjithçka për futbollistët që drejton, dhe madje mendon se është mirë që nuk e di. Hansi Flik, trajneri i Bajernit, ka një filozofi të tillë, që çdo lojtar mund të tregojë një ditë diçka të re, diçka që të tregojë se ai po bëhet më i mirë sesa ishte më parë. “Unë njoh shumë gjëra nga lojtarët, por jo gjithçka, – thekson ai, – ka gjithmonë një kufi, dhe ky ka të bëjë me cilësinë. Nëse unë nuk jam gati për diçka ekstra, unë nuk ka vend tek Bajerni. Dhe unë nuk e kuptoj ndonjë që nuk e kupton këtë. Nuk duam lojtarë që të “kërcejnë” vetëm aq sa duhet të kërcejnë”. Gjithsesi, Fliku thotë se kushdo tek Bajerni është i motivuar në maksimum, siç e tregoi sezoni i kaluar, dhe siç po ndodh edhe tani.
Sfidanti.al