Broja, një 19-vjeçar që shkëlqen dhe lufton për titull në Holandë!

Është në javët e tij të para në këtë ligë, është fare i ri, por kjo nuk e ka penguar aspak që të bëhet i rëndësishëm. Armando Broja shënoi një tjetër gol në kampionatin holandez duke e ndihmuar ekipin e tij, Viteshen e Arnhemit, që të arrinte fitoren e radhës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi në suksesin 2-0 që Viteshe arriti në fushën e saj në ndaj Fortunës së Sitardit, në elitën e futbollit të Holandës. Ky ishte goli i 5-të për lojtarin 19-vjeçar këtë sezon, duke qenë një nga më të rëndësishmit për skuadrën.

Kjo do të thotë se ai është baraz me rrjeta me shënuesin tjetër, Luis Openda, dy realizuesit më të mirë të skuadrës. Broja është huazuar në Holandë nga klubi i Premier Ligës angleze, Çelsi, dhe po e tregon veten nga ndeshja në ndeshje. Pas 10 javësh kampionat, Viteshe ka 25 pikë duke qenë në vendin e dytë, vetëm 2 pikë prapa Ajaksit kryesues. Sulmuesi shqiptar ka shansin këtë sezon që të luftojë për titullin kampion.

Sfidanti.al