Thomas Tuchel mesa duket nuk di të fitojë zemrat në ambientet e Paris Saint Germain. në fillim ishin polemikat me Leonardon për merkaton dhe më pas pas barazimit me Bordeaux u thanë edhe deklaratat e forta në drejtim të futbollistëve të cilët ai i përkufizoi si individualistë.
Me fjalë të tjera, tekniku gjerman duket gjithnjë e më shumë i vecuar nga skuadra dhe ndeshja e së mërkurës me Manchester United në Old Trafford në Ligën e Kampioneve, vendimtare për ecurinë e parizienëve në këtë kompeticion mund të jetë e fundit e tij në stolin e kampionëve të Francës. Dhe në këtë pikë, zgjatet hija e Massimiliano Allegrit mbi të për të marrë drejtimin e Paris saint Germainit.
sfidanti.al