Një aksident i frikshëm u pa në fillimin e Cmimit të Madh të Bahreinit në Formula 1. Makina e Team Haas e Romain Grosjean pas një kontakti me Daniil Kvyat, u përplas fort me muret mbrojtëse dhe u nda përgjysmë për t’u përfshirë më pas nga flakët. Paniku në paddock ishte i madh dhe komisarët e garës valëvitën flamurin e kuq që pezullonte garën. për fat të mirë, Grosjean i ndihmuar edhe nga marshallët doli nga makina dhe duke caluar u dërgua në qendrën shëndetësore nga ku u ekzaminuan djegie dhe fraktura.
‘Kur sheh një gjë të tillë, nuk mendon për asgjë tjetër, vetëm që gjithcka të shkojë sa më mirë-tregon Drejtuesit i Team, Gunther Steiner-doli nga makina dhe morëm frymë lirisht, falenderojmë mjekët dhe marshallë’t.
sfidanti.al