Ishin finalet e Kupës së Botës 1982 në Spanjë, dhe Argjentina luante ndeshjen e grupit kundër Belgjikës. Përfundoi me një humbje pasi belgët ishin një skuadër e shkëlqyer, por nga ajo ndeshje ka mbetur në kujtesën e publikut një foto e shkrepur në një moment krejt të veçantë dhe që u bë e pavdekshme. Diego Armando Maradona përballë plot 6 lojtarëve belgë, që vetëm ashtu mund të ishin të qetë se mund ta përballonin. Gjithsesi, pas 4 vjetësh, Maradona luajti sërish kundër Belgjikës dhe në Meksikë “muri belg” nuk e ndaloi dot. Sipas pamjeve filmike, besohet se ajo ndeshje mbetet më e mira që një futbollist ka luajtur në Kupën e Botës. Diego shënoi dy gola dhe dha një spektakël që është mirë që të gjithë ata që e duan futbollin ta ndjekin në “jutjub” (youtube).
Sfidanti.al