Kontes i japin “Tapirin e Artë”, nuk është lehtë të humbësh me Realin!

Ishte disfata e parë e Interit në histori në fushën e tij ndaj gjigandëve spanjollë. Kishte ndodhur shpesh që kishte vuajtur në Madrid, por “San Siro” kishte qenë gjithnjë “kështjella” e pathyeshme, por këtë herë ndodhi ndryshe. Pas zhgënjimit dhe dëshpërimit të tifozëve për paraqitjen e zikaltërve, ja ku vjen edhe simbolika për trajnerin Antonio Konten, një simbolikë që i jepet më të keqit të ditës. Tekniku do të marrë “Tapirin e Artë” (“Tapiro d’Oro”) nga emisioni humoristik i Kanale 5-ës, “Shpalose Lajmin” (Striscia la Notizia). “Nëse nuk e ha paninen, do të thotë se nuk e kam merituar, – ishte përgjigja e Kontes, pyetur nga gazetarët, – po më thoni se skuadra është kundër meje? Kjo është një pyetje idiote”.

Sfidanti.al