Barcelona, Pique rrezikon; nuk operohet dhe do qëndrojë 4 muaj jashtë fushave

Gerard Pique si një lojtar i mirë pokeri vendosi të rrezikojë dhe të vërë bast mbi trajtimin konservator për të kuruar dëmtimin e rëndë në gju të pësuar në ndeshjen me Atletico Madrid. Sipas Catalunya Radio, qendërmbrojtësi 33 vjecar e ka marrë vendimin që është i pakthyeshëmn dhe ua ka konfirmuar edhe shërbimeve mjekësore të Barcelonës që ishin pro këtij trajtimi konservator.

Ndërkaq sipas të përditshmes spanjolle AS, kirurgu Ramon Cugat pasi e vizitoi të mërkurën dhe pasi pa ekzaminimet mjekësore e këshilloi futbollistin që të operohej pasi ishte zgjidhja më e mirë për të stabilizuar gjurin e djathtë të tij duke parë edhe gjendjen në të cilin ishte ai

Por Pique që nga momenti i parë u shfaq shumë pak në favor të ndërhyrjes kirurgjikale. Së pari, sepse operacioni do të bënte që ai të qëndronte jashtë fushave për 6-8 muaj dhe së dyti, duke parë moshën e tij, do të festojë 34 vjetorin në shkurt, nuk është e nevojshme për të që të vijojë të luajë në nivelet më të larta për më shumë se 2-3 vjet. Në këtë mënyrë pasi mori edhe konsensusin e mjekëve të skuadrës, Pique vendosi të mos operohet.

Koha do të tregojë nëse ky ishte një vendim i drejtë apo jo, por Pique është një person që i pëlqen të marrë përsipër rreziqe, dhe ky i fundit është shumë i madh.

sfidanti.al