Ibra qetëson tifozët e Milanit: Kthehem për 1 ose 2 javë

‘Dëmtimi nuk është i rëndë, vetëm 1 ose 2 javë jashtë fushavë’-Kështu u shpreh Zlatan Ibrahimovic në një intervistë për të përditshmen suedeze ‘Aftonbladet’ pasi mori Topin e Artë të Suedisë duke u shfaqur shumë optimist për rikuperimin e tij nga dëmtimi muskular të pësuar në ndeshjen e së dielës në San Siro ndaj Napolit.

por së fundmi ka bërë xhiron e botës lajmi se trajneri Janne Andersson i hap dyert e kombëtares suedeze për një rikthim të tij dhe Zlatan Ibrahimovic foli edhe për këtë temë

‘Më mungon kombëtarja-tha Ibrahimovic-dua të shoh Friends Arena plot me tifozë dhe me fanelën e verdhë. Futbollisti që nuk ndjen mungesën e asgjëje e ka mbyllur karrierën e tij, por unë nuk e kam mbyllur ende’.

Ibrahimovic foli edhe për mentalitetin e tij fitues

‘E ndjej që jam ende gjallë, që mund të shfaq gjithcka për të cilën jam i aftë-tha Ibrahimovic-pastaj rezultatet flasin vetë dhe është një nder cdo herë që fitoj Topin e Artë. Por pa punuar shumë nuk merr asgjë si shpërblim. Në këtë moshë ka shumë mentalitet. pastaj, kam cilësitë e mia, talentin tim, por unë mendoj se e gjitha është në mendjen time; nëse do, mundesh’.

Ibrahimovic foli edhe për momentin kur vendosi të kthehej te Milani

‘Përpara Krishtlindjes, Milani humbi rëndë ndaj Atalantës dhe kështu më morën në telefon-tha Ibrahimovic-pra ishin Milani e Bologna. Doja të kuptoja se cila skuadër kishte më shumë nevojë për mua dhe Raiola më tha: Vetëm ti mund ta bësh Milanin skuadrën që ishte përpara disa vitesh’.

sfidanti.al