Për Alvaro Moratën, Spanja dhe Luis Enrike të falenderojnë Juven!

Ishte quajtur i paracaktuar nga fati për të veshur fanelën e Realit, dhe ajo barrë doli tepër e rëndë. Alvaro Morata nuk mundi të ishte një Raul Gonzales, dhe as të bëhej përgjigja madrilene për “fabrikën” e Barcelonës, “La Masia”. Sulmuesi vazhdoi të mbetej “i vogli i shtëpisë”, të jepe hua apo të transferohej e të merrej sërish, veçse erdhi mosha 28-vjeçare dhe u duk se karriera e tij përfundoi pa nisur mirë. Gjithsesi, për Moratën ekziston një “vend i shenjtë”, pikërisht në Torino tek Juventusi. Herën e parë, në 2014-2016 arriti finalen e Championsit dhe shënoi 27 gola në 93 ndeshje. Pas një rikthimi të mirë tek Reali (15 gola në 25 ndeshje në La Liga në 2016-2017), sërish e humbi vendin dhe u “zhduk” nga skena tek Çelsi e tek Atletiko. Ja ku erdhi përsëri Juvja, dhe Morata duket i rilindur. Ai po luan mirë, po shënon, 2 gola në 5 ndeshje në Serinë A, 6 gola gjithsej në 8 ndeshje këtë sezon. Me Spanjën është kthyer i rëndësishëm siç e tregoi ndaj Gjermanisë. E pra, trajneri Luis Enrike duhet të falenderojë Juven për rikthimin e bomberit të tij.

Sfidanti.al