Viti 2017, kur Mbape nuk shkonte tek Reali, por tek Barça për 100 milionë!

Tashmë skenari ka ndryshuar dhe ai mund të bashkohet sezonin e ardhshëm me madrilenët për një shifër tepër të madhe. E tillë duket e ardhmja e Kilian Mbapesë, por gjithsesi dikur nuk ka qenë kështu. Havier Bordas, ish-drejtues i Barcelonës në vitet 2010-2020 thotë se babai i Mbapesë thoshte në 2017 se djali i tij nuk do të shkonte tek Reali, por mund të bashkohej me katalanasit për 100 milionë euro. Ishte vera kur Nejmar sapo ishte larguar nga “Kamp Nou” pasi Paris SG pagoi 222 milionë euro, veçse gjithçka ndryshoi kur PSG hyri në lojë edhe për Mbapenë. Klubi i sheikëve i ofroi Monakos 180 milionë euro, që do t’i paguante në këste, dhe monegaskët pranuan. Kështu ndryshoi trajektorja e sulmuesit francez, i cili jepet si i destinuar për tek Reali.

Sfidanti.al