Toni Kros, rrëfimi për Zidanin, Bajernin dhe duelin Spanjë-Gjermani

Është mesfushor i Realit, por edhe futbollit i kombëtares “teutone”. Toni Kros, që në Madrid njihet si Antonio, flet për klubin e tij, për trajnerin Zidan, për Bajernin dhe për duelin Spanjë-Gjermani në Ligën e Kombeve. “Tek Reali nuk po kemi vazhdimësi, – pohon ai, – ka shumë arsye, por nuk ia vlen të justifikohemi. Të gjithë e dimë se duhet të ndryshojmë. Edhe trajneri e di se çfarë ndodh në Madrid nëse nuk ke rezultate, por unë kam besim se do t’ia dalim”.

Kur vjen puna tek Bajerni, Kros thotë se ish-ekipi i tij është më i miri në botë për momentin. “Kur luan në nivelin e tij i fiton ndeshjet 4-0, – shprehet Krosi, – por, ne edhe Reali ka mundësi të kthehet i madh. Për momentin, po mendojmë për La Ligën, jo për Championsin”. Këtë të martë luhet Spanjë-Gjermani, si e mendon Krosi? “Dy ekipe që janë të ngjashëm, – thotë ai, – dy ndeshjet e fundit mes tyre janë mbyllur barazim. Pas 2018-ës ka shumë ndryshime tek Gjermania, por edhe tek Spanja. Kanë talent, por edhe probleme”.

Sfidanti.al