Nations League; mallkimi Francë vazhdon për Cristiano Ronaldon

‘Të gjitha ndeshjet na mësojnë dicka. Për fat të keq, nuk e arritëm objektivin. Duhet të ngrejmë kokën lart dhe të jemi krenarë për gjithcka kemi realizuar së bashku’-Kështu u shpreh Cristiano Ronaldo në rrjetet sociale pas humbjes së Portugalisë ndaj Francës me transalpinët që siguruan kualifikimin për në Final Four të Nations League.

Për më tepër, Ronaldo nuk arriti të thyejë një tabu teksa nuk shënoi sërish ndaj skuadrës së drejtuar nga Didier Deschamps dhe prej 6 ndeshjesh nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës(një rekord negative ky për bomberin luzitan). Por jo vetëm kaq, Franca duket se është macja e zezë edhe për Portugalinë që ka humbur më shumë ndeshje ndaj Bluve(18 të tilla) se ndaj cdo skuadre tjetër kombëtare në të gjitha kompeticionet ndërkombëtare dhe sfida miqësore.

Tani Franca është në krye të grupit në Nations League me 13 pikë, ndërsa Portugalia është me 10 pikë. Ndeshja e radhës së luzitanëve është ajo ndaj Kroacisë, ndërsa Franca do të luajë me Suedinë.

Sfidanti.al