Te Interi vazhdon të ekzistojë cështja Eriksen dhe tani vjen edhe përgjigjja e Antonio Contes pas shfryrjes së radhës së danezit.
‘Dëshiron të luajë më shumë? Të gjitha zgjedhjet që bëj janë gjithnjë e vetëm për të mirën e Interit dhe jo atë të një futbollisti të vetëm-tha Conte në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’ teksa foli edhe për lojtarë të tjerë si Arturo Vidal.
‘Vidal është një lojtar i madh, në fushën e lojës di gjithnjë cfarë të bëjë-shtoi Conte-do të ketë nevojë për 2 javë stërvitje intensive, por luhet vazhdimisht dhe kështuqë do t’i duhet të arrijë formën më të mirë duke luajtur. Por Arturo nuk vihet në diskutim’
Antonio Conte priste dicka më shumë edhe nga merkatoja e verës.
‘Trajnerët nuk janë të kënaqur kurrë plotësisht. Besomë nuk do të gjesh kur as edhe një të tillë-tha Conte-cdokush nga ne ka dicka për të sistemuar, ndonjë rol të cilin do të donte ta mbulonte ndryshe, ndonjë lojtar për ta përshtatur. Ishte një merkato e vështirë për të gjithë, si në blerje ashtu edhe në shitjen e lojtarëve. Klubi ishte i qartë; veprohet në merkato me të ardhurat që sigurohen. Detyra ime është që të bëj më të mirë lojtarët që më vihen në dispozicion’.
Sfidanti.al