Edhe Boatengu i mërzitur me Bajernin, përse ndodh kështu në Mynih!

Kur çështja “Alaba” doli në publik, me deklarata të të dyja palëve, trajneri Hansi Flik nuk e përmbajti dot shqetësimin dhe nervozizmin. “Unë dua vetëm në ekipin tim të mbretëroë paqja dhe harmonia, – tha ai, – për të tjerat nuk jam i interesuar”. Një kritikë indirekte për drejtuesit Rumenige, Hainer dhe Salihamixhiç, që nuk ditën ta menaxhonin problemin e mbrojtësit, që ka “mbërthyer brirët” me klubin për rinovimin e kontratës.

Pas Alabës vjen një tjetër pakënaqësi, sërish publike, dhe që padyshim nuk do ta kënaqë aspak trajnerin Flik. Gjatë javës, e përditshmja “Bild” dhe revista “Sport Bild” raportuan se tek Bajerni kanë marrë vendim vendimin për të mos rinovuar kontratën me mbrojtësin tjetër, Zherom Boateng. Ditën e djeshme, Boatengu foli për “Zydojçe Cajtungun” dhe u shpreh i habitur për këtë lajm, duke shtuar se ai nuk është vënë aspak në dijeni. Veterani 32-vjeçar ishte i shkëlqyer sezonin e kaluar duke ndihmuar Bajernin që të fitonte Championsin, por tani ai është i pakënaqur. “Unë mund të ndjej respektn e trajnerit dhe të skuadrës, për të tjerat do të shohim”, – komentoi ai.

Sfidanti.al