Edinson Kavani, bomberi që nuk heq dorë nga transporti publik!

Nuk e bën përditë, kuptohet, sepse e ka të pamundur dhe nuk e lejojnë as punëdhënësit. Një futbollist profesionist është edhe një investim që duhet mbrojtur dhe kontratat kanë klauzola të veçanta për këtë, veçse Edinson Kavani ende ka dëshirë të kthehet ai djali i vogël apo adoleshent i dikurshëm. Kur kthehet në vendin e tij, Uruguaj, kur ka ditë pushimi nuk ngurron të marrë autobusin e linjës urbane për të takuar shokët e vjetër. Një emocion, një pjesë jete që ka qenë e tija, një thirrje nga e kaluara. Kjo nuk përjashton udhëtimet luksoze turistike, jahtet apo makinat, nuk përjashton shpenzimet, por për shokët e tij të dikurshëm, Kavani i vërtetë është ai që hipën në autobus dhe pret biletën 40-lekëshe. Pak a shumë si kampionët tanë të së kaluarës, një Agim Fagu, një Mimoza Ibrahimi, një Fahrie Hoti, Panajot Pano apo Loro Boriçi, që ecnin me biçikleta, në këmbë apo në autobusët e Unazës, Tiranës së Re e Kombinat-Kinostudio. Ata heronj ishin shumë pranë popullit të vet.

Sfidanti.al