Hungarezi Soboslai, perla e fundit e Salcburgut që kërkohet nga Reali

Goli i shënuar prej tij ishte i denjë për Mesin e Maradonën, një aksion individual, “solo”, për t’i dhënë kualifikimin historik Hungarisë për në finalet e Europianit. i tillë aksioni i Dominik Soboslait (Szoboszlai) në fitoren 2-1 ndaj Islandës në Budapest, ndërsa për djaloshin 20-vjeçar është hedhur në sulm Reali i Madridit. Soboslai luan për Red Bull Salcburgun, një ekip që këto vite ka pasur gjahtarë të shkëlqyer talentesh, sepse skuadra austriake ka pasur edhe Sadio Manenë, mbrojtësin Upamekano si dhe Erling Halandin. Kartoni i hungarezit nuk është shumë i madh, jo më tepër se 25 milionë euro, dhe kjo është në linjë me politikën e kohëve të fundit të Realit që ka marrë lojtarë të talentuar, por ende të rinj dhe jo shumë të shtrenjtë si Mendi, Militao, Rodrigo, Vinisius apo Joviç. Gjithsesi, Reali do të ketë konkurrencë për Soboslain, sepse atë e duan edhe Milani dhe Arsenali.

Sfidanti.al