Mesi dhe arbitrat, kur këmbët nuk punojnë si duhet, punon goja!

Është e rëndë ta thuash për një futbollist të tillë, që konkurron me Maradonën e Pelenë për statusin e më të mirit të historisë, por e vërteta mbetet e vërtetë. Lionel Mesi po ndjen peshën e viteve dhe të fizikut të tij aspak të përsosur, dhe kjo po kthehet në acarim ndaj arbitrave apo edhe kundërshtarëve. Shembulli më i fundit ishte ai i akuzave për gjyqtarit në barazimin e pakënaqshëm 1-1 të Argjentinës me Paraguajin në eleminatoret e Kupës së Botës. Mesit iu anulua një gol i shënuar shumë bukur në pjesën e dytë, në minutën e 58-të, me një aksion me 15 pasime, ndërsa gjyqtari u bazua tek VAR-i për të pikasur një faull … 27 sekonda më herët. Mesi u tërbua edhe më shumë pasi më parë arbitri ishte konsultuar me VAR-in për penalltinë e dhënë kundër Argjentinës. Romero ktheu 11-metërshin në gol, ndërsa në 41’, Gonzales barazoi për argjentinasit, që kanë 7 pikë në 3 ndeshje deri tani.

Sfidanti.al