Një detyrë e vështirë për të përzgjedhur në një karrierë të nisur në 2002 në nivele të larta. Zhoze Murinjo, ish-trajner i Portos, Çelsit, Interit, Realit, sërish Çelsit, Mançester Junajtidit dhe tani Totenhemit, përpiloi një formacion të të gjithë viteve të tij të punës në futboll duke lënë jashtë emra të rëndësishëm. Mes tyre spikasin kapiteni i Realit, Sergio Ramos dhe ylli suedez, Zllatan Ibrahimoviç. Murinjo u duk qartë i dashuruar me yjet e Çelsit, ndonëse Championsin e fitoi me Porton dhe me Interin. Tetë nga 11 lojtarët ishin nga Blutë e Londrës, ndërsa Karvaljo ishte edhe tek Porto. Nga koha tek Interi veçoi Zanetin, ndërsa nga Reali pati vend për Ronaldon dhe Ozilin.
Formacioni i karrierës i Murinjos: Çeh (Çelsi), Zaneti (Inter), Terri (Çelsi), Karvaljo (Porto-Çelsi), Galas (Çelsi), Ozil (Real Madrid), Makelele (Çelsi), Lampard (Çelsi), Ronaldo (Real Madrid), Hazar (Çelsi), Drogba (Çelsi).
Sfidanti.al