Pas një gjysmë viti të kaluar mes dëmtimit , pandemisë së coronavirusit dhe kërcënimit me largim nëse Tottenham nuk fillonte të fitonte trofe, Harry duket se ka takuar sërish Kane. Ai që rezultoi shënuesi më I mirë në një vit kalendarik kur shkëlqenin Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, është rikthyer të shkruajë emrin e tij mes sulmuesve më të mirë në botë dhe në këtë sezon në 14 ndeshje ka mundur të shënojë 13 gola dhe 10 assiste.
Dhe e gjithë kjo ndodh pavarësisht dyshimeve që u shfaqën në një moment të parë rreth Tottenhamit në etapën post Mauricio Pochettino. Mourinho u kritikua shumë në në një moment se nuk ishte në gjendje që të merrte më të mirën nga Harry Kane dhe portugezi arriti të ruajë qetësinë pavarësisht këtyre kritikave dhe presionit të medias apo edhe kërcënimeve të vetë futbollistit.
Pas 4 muajsh, Mourinho arriti të tregojë se ishte i aftë të fitonte sulmuesin anglez brenda dhe jashtë fushave të lojës.
‘Nga jashtë, përpara se të njihja Jose, u krijua përshtypja se ai ishte një tip i ashpër dhe se gjithcka ishte rreth fitores, por është e sigurt se ai është një njeri i mirë brenda dhe jashtë fushave. Interesohet të të njohë si person, familjen tënde, madje të dërgonte edhe mesazhe për të siguruar se je mirë-tha Harry Kane së fundmi në një intervistë për SPORTbible-e gjithë bota e di se taktikisht ai është një trajner i madh, por në cdo udhqheqje duhet të kesh një raport të tillë me lojtarët që ata të ndihen të lumtur pavarësisht nëse luajnë titullarë apo jo’.
Sfidanti.al