Ndrydhje në kaviljen e djathtë, por ky dëmtim për Cristiano Ronaldon, që e la fushën e lojës në pjesën e dytë ndaj Lazios, nuk duket shumë shqetësuese. Ylli i Juventusit do të ekzaminohet në orët në vazhdim me Ronaldon që u dëmtua gjatë një aksioni që mund të sillte golin e dytë për Zonjën e Vjetër.
Ronaldo nuk luajti të 90 minutat duke u zëvendësuar nga Dybala kur Juventus mbronte avantazhin. Në këtë pikë, Portugalia ashtu sikurse edhe Juventus shpreson që të mos ketë ndonjë surprizë të hidhur. Skuadra kampione e Evropës në dy javët e ardhshme do të luajë ndaj Andorrës(miqësore), Francën dhe Kroacinë në Nations League. Cristiano Ronaldo është vetëm 1 gol larg Puskasit, nëse do të mund të luajë dhe shënojë do të bëhet shënuesi i katërt më i mirë në historinë e futbollit.
Sfidanti.al