Pauza e ndeshjeve të kombëtareve shkaktojnë polemika të reja në futbollin italian. Sipas ‘Sky Sport’, autoritetet shëndetësore lokale do të pengojnë udhëtimet e lojtarëve te Fiorentinës e Romës që t’u bashkohen kombëtareve të tyre respektive. Skuadra Violë është në izolim për shkak të pozitivitetit Jose Maria Callejon, ndërsa te Roma kanë rezultuar të prekur nga Covid, Edin Dzeko dhe i riu Pietro Boer.
Priten të reja edhe për Lazion që është në izolim që nga e shtuna pas kaosit të krijuara me testet me tampon dhe Interin ku këtë javë u mësua për pozitivitetin me coronavirus të Daniele Padelli. Situata mund të ndryshojë në orët në vazhdim në varësi të komunikatave të klubeve dhe autoritetet shëndetësore të cdo rajoni.
Në muajin tetor, p.sh, disa lojtarë të Juventusit braktisën izolimin e skuadrës për t’u bashkuar me kombëtaret dhe mes tyre ishte edhe Cristiano Ronaldo, që u kritikua ashpër nga ministri italian I sporteve, Spadafora. Por emergjenca coronavirus në Itali në muajin e fundit është përkeqësuae dhe e bën akoma më të komplikuar bërjen e përjashtimeve
Sfidanti.al