Pas 4 vitesh të mandatit të tij, Donald Trump i thotë lamtumirën e presidencës së SHBA pas humbjes në zgjedhjet e zhvilluara të martën, një mandat që pati gjithcka e sidomos që ishte shumë kontrovers. Nëse ka dicka për të cilën u dallua Trump ishte dëshira e tij për të qenë protagonist dhe deklaratat polemizuese në cdo dalje publike dhe në rrjetet sociale.
Një karakter ky që logjikisht shkaktoi edhe një rritje të numrit të personave që e urryen dhe mes tyre ishte edhe këngëtarja Shakira, e cila feston me shumë entuziazëm fitoren e kandidatit demokrat, Joe Biden.
‘Duke festuar me fëmijët e mi këtë fazë të re të unitetit dhe kurimit që nis tani me Biden, presidentin e ri të gjedhur-shkruante artistja pa u ardhur shumë rrotull fjalëve në një postim të tij në Instagram-bota është në duart e një personi të civilizuar dhe të ndjeshëm. Tani është koha për të pastruar medioambientin, për të dhënë leksione të cilësisë dhe shëndetit të gjithë botës. Të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë, por bazat ndihen’.
Ishte ky një rezultat historik për demokratët në shumë shtete që Shakira deshi ta festojë në mënyrën më të mirë të saj, duke lëvizur belin: ‘Tani pak vallëzim me fëmijët e mi për të festuar’.
Sfidanti.al