Një sulm i ashpër dhe i përbashkët ndaj Federatës Angleze të Futbollit, por besohet edhe mënyrës sesi organizohen punët në këtë sport, që nga FIFA e deri tek UEFA. Dy trajnerë të shquar, Jurgen Klop dhe Pep Guardiola diskutuan së bashku pas ndeshjes Man. Siti-Liverpul, dhe dolën me një kokluzion të përbashkët. “Federata ka mungesë lidershipi, – ishin fjalët e tyre, – nuk po e bën punën mirë. Lebron Xhejmsi fitoi NBA-në dhe tani ka disa muaj pushim, ndërsa djemtë tanë luajnë dy herë në javë dhe kanë vetëm 8 ditë pushim”. Acarimi i tyre erdhi për shkak të dëmtimeve të shumta të këtij sezoni, që gjykohet se po ndodhin për shkak të zgjatjes së edicionit të kaluar dhe kohës së paktë për të pushuar. Trent Aleksandër-Arnoldi i Liverpulit ishte lojtari i radhës që doli nga fusha i lënduar.
Sfidanti.al