Sezonin e kaluar arriti kulmin e ditirambeve ndaj vetes, duke u vetëcilësuar si “president i këtij klubi, trajner, dhe udhëheqës në fushë”. Zllatan Ibrahimoviç nuk ka reshtuar kurrë të vendosë veten mbi të tjetër dhe kjo arriti përmasa “epike” tek Milani, veçse gabimet e fundit nga pika e bardhë e penalltisë mund të jenë një moment refleksioni. Superylli suedez gaboi 11-metërshin ndaj Veronës, dhe ky ishte gabimi i 4-ët në 6 penalltitë e fundit të gjuajtura. Një kujtesë që të mos harrojë se edhe ai mund të gabojë dhe se gjëja më e keqe e njeriut është kur bëhet “kapadai”. Siç thonë në Shkodër kur duan të të shajnë të urojnë “të hyftë vetja në qejf”. Ibrahimoviç vërtet është tepër i rëndësishëm për Milanin, lojtari më i mirë në ekip, por këto mburrje nuk i bën as Mesi tek Barcelona, dhe nuk i bënte as Maradona tek Napoli apo tek Argjentina.
Sfidanti.al