Sërish Benzemaja, agjenti i sulmuesit kritikon Rafael Varanin!

Siç është lojtari, ashtu është edhe prokurori. Pasi sulmuesi i Realit foli kundër shokut të skuadrës, Vinisius në pushim të ndeshjes së Championsit ndaj Gladbahut, vjen radha e agjentit të Benzemasë, Karim Gjaziri. Ky i fundit ka kritikuar mbrojtësin e Realit, po ashtu francez, Rafael Varan, pas gabimeve në ndeshjen ndaj Valencias, humbur 1-4 në La Liga. “Që nga ndeshja ndaj Mançester Sitit në Champions, ai është hija e vetvetes”, – shkruajti Gjaziri në rrjetet sociale. Varan është kritikuar edhe nga mediat spanjolle, veçse këto fjalë të agjentit të Benzemasë mund të krijojnë tensione dhe përçarje të tjera në Madrid. Fjalët e sulmuesit për Vinisiusin nuk është se janë kaluar lehtë, ndërsa kampiona e Spanjës po përjeton oshilacione të shumtë.

Sfidanti.al