Andrea Dovizioso do të qëndrojë jashtë pistave dhe vendosi të marrë një vit pushim. Sipas Motorsport, piloti italian nuk do të marrë pjesë në botërorin e MotoGP në vitin 2021 pasi nuk gjeti akordin me Ducatin për rinovimin e kontratës. Po kështu, dështuan edhe bisedimet me skuadrat e tjera; Honda dhe Yamaha ishin të interesuara ta merrnin si testues, KTM dhe Aprilia I ofruan një vend për të garuar në botëror. Kështu Dovizioso do t’I dedikohet pasionit të tij të madh, motocrossit për të qenë gati nëse do të marrë ndonjë ofertë bindëse për 2022
Tratativa e fundit që dështoi për Dovizioson ishte ajo me Yamaha; skuadra japoneze e donte Dovizioson si zëvendës të Jorge Lorenzos, por Doviziosos pas disa ditësh reflektimi e refuzoi propozimin e Lin Jarvis. I njëjti fat për Hondën që e shqetësuar për gjendjen e Marc Marquez nisi bisedimet me italianin.
Nuk bëhet asgjë me KTM dhe Aprilian(që nuk e ka bindur kurrë). Pas një sezoni të vështirë në aspektin fizik dhe psikologjik të shoqëruara me problemet e Ducatit, Dovizioso vendosi të marrë një pauzë në moshën 34 vjecare. Për momentin bëhet fjalë për një vit pushim dhe jo tërheqje në pritje për të kuptuar si do të jetë merkatoja e pilotëve të vitit 2022.
Sfidanti.al