Harri Kejn, babai që pret fëmijën e tretë arrin 200 gola për Totenhemin!

Nuk mund ta thuash me bindje të plotë se do të jetë lojtar i një skuadre të vetme, por për Spërsat londinezë arriti një moment të rëndësishëm. Harri Kejni ka tani 200 gola me fanelën e Totenhemit pas rrjetës së realizuar në Bullgari në fushën e Ludogorecit në Ligën e Europës. Në moshën 27-vjeçare ai ka gjithsej gati 250 rrjeta për klubet dhe kombëtaren e Anglisë, me një mesatare shumë të mirë që po vjen në rritje. Kur Murinjo erdhi në stol u krijua frika se Kejni nuk do ta kishte më ecurinë e golave, por po ndodh ndryshe. Këtë sezon ai ka 12 gola e ka shërbyer 10 asistë në vetëm 13 ndeshje. Geri Lineker e quan një mrekulli që sulmuesi arriti 200 gola në 300 ndeshje, po ashtu edhe ish-trajneri i Anglisë, Glen Hodëll. Vetë Kejni thotë se nuk ka ndërmend të kënaqet, por të thyejë rekordin e golave të Xhimi Grivsit. Mediat theksojnë se sulmuesi ndihmohet nga jeta e rregullt dhe familjare, pasi gruan e sotme Kejti Gudlend e ka njohur që në bankat e shkollës dhe prej saj po pret fëmijën e tretë.

Sfidanti.al