Një dilemë, dy data, dy skenarë. NBA kërkohet që rë vendosë një datë për të startuar sezonin 2020/21. Por nuk bëhet fjalë për një shënim të thjeshtë në kalendar, por për gjetjen e një date rreth së cilës është i gjithë organizimi i Ligës Amerikane të basketbollit si dhe një impakt I madh ekonomik. Rrethi është ngushtuar dhe alternativat e mbetura për Natën Hapëse janë 22 dhjetori dhe 18 janari
Skenari i pare, nisja në 22 dhjetor
Është alternative e preferuar nga NBA dhe rrjetet televizive por e kundërshtuar nga një pjesë e mirë e lojtarëve dhe anëtarët e NBPA, Sindikata që mbron të drejtat e sportistëve. Transmetimi i ndeshjeve në periudhën e Krishtlindjes sjlle cdo vir miliona dollarë të ardhura, një shifër që në këto kohë janë mëse të domosdoshme për NBA sidomos duke parë dështimin e Finales që kishte audiencën më të ulët në historinë e këtij kampionati. Nëse do të zgjidhet kjo datë për nisjen e sezonit, numri i ndeshjeve të sezonit të rregullt do të reduktohej nga 82 në 72, me një reduktim me 25% të udhëtimeve në transfertë që do të thotë një reduktim i mundshëm i përhapjes së Covid-19. Pauza për All Star Game do të jetë në fillim të marsit dhe jo në shkurt sic ndodh zakonisht. Në fund të sezonit të rregullt do të luhet një ‘play in’, një lloj miniturneu mes skuadrave të renditura nga vendi I 7 në të 10 në secilën prej Konferencave, një zgjidhje kjo që do të caktonte 4 pjesëmarrëset e fundit për në playoff. Me startin në 22 dhjetor, kampionati i NBA do të mbyllej më vonë, në 22 korrik, një datë që është shumë pranë asaj të Lojërave Olimpike të Tokios. Kjo do të lejonte që basketbollistët të marrin rregullisht pjesë në këto Olimpike për të nisur më pas sezonin 2021/22 sipas kalendarit tradicional.
Skenari i dytë; nisja e sezonit në 18 janar 2021
Është dita e Martin Luther King, dita e zgjedhur nga shumë lojtarë që do t’u pëlqente që të kalonin Krishtlindjen në familje për t’u bashkuar me skuadrat respektive në 28 dhjetor për fazën përgatitore. Është kjo një datë me shumë domëthënje duke parë edhe dedikimin e basketbollistëve të NBA ndaj lëvizjes ‘Black Lives Matter’. Nëse do të zgjidhet kjo datë, sezoni i rregullt do të jetë me 60 ndeshje, ndërsa përqindja e udhëtimeve për sfidat në transfertë do të mbetet 25%. Sipas këtij skenari, pauza për All Star Game do të shtyhet për në 9 prill të 2021, ndërsa sezoni i rregulllt nuk do të mbyllet para qershorit. Kjo do të thotë se me këtë skenar ndeshjet e playoffit do të luhen në muajt korrik e gusht, por që do të pengojë lojtarët të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios. Për më tepër, një skenar i tillë do të komplikonte edhe planin e Komisionerin Adam Silver për rifillimin e sezonit pasardhës sipas kalendarit tradicional
Sfidanti.al