Nga Anglia dalin zëra të rinj në lidhje me një lamtumirë të Lionel Messit nga Barcelona. Sipas të përditshmes, ‘The Telegraph’, Manchester City po përgatit një superkontratë që do t’i propozohet fenomenit argjentinas përpara merkatos së muajit janar. Pasi dështoi në tentativën e muajve të verës, Manchester City do të kërkojë të përfitojë nga situata kaotike te Barcelona për të bindur Messin që të pranojë kalimin te Citizens
Përpara disa javësh, Drejtori i Financave të Manchester City, Omar Berranda, nuk e fshehu aspak interesin për Messin nga ana e Citizens.
‘Bëhet fjalë për një talent të jashtëzakonshëmqë mund të ketë impakt të madh në cdo klub si brenda ashtu edhe jashtë fushës së lojës-ishin fjalët e Berrandës-është futbollisti më i mirë në botë i brezit të tij. Mendoj se cdo klub do të donte të kishte atë në radhët e tij. Nëse Messi do të lërë Barcelonën, do të marrim në konsideratë idenë për ta marrë’.
Sfidanti.al