Diego Armando Maradona u shtrua në spital me shenja depresioni, 3 ditë pas 60 vjetorit të lindjes së tij. Një prej anëtarëve të stafit të El pibe De oros deklaroi se gjendja e Maradonës nuk është e rëndë. ‘Është shumë i trishtuar pre një jave, nuk ka dëshirë të ushqehet-tha ai duke shtuar se mjeku personal i Maradonës, Leopoldo Luque e dërgoi ish futbollistin në spital për t’u nënshtruar kontrolleve shëndetësore.
Kapiteni i Argjentinës, kampione e botës në 1986 u shtrua në një klinië private në La Plata, 40 km në jug të Buenos Aires ku Maradona jeton që nga fundi i vitit të kaluar kur mori drejtimin e Gimnasias
Maradona, ditën e premte ishte në ndeshjen mes Gimnasias dhe Patronatos të cilën skuadra e tij e fitoi 3-0, por përpara mbylljes së parë ai u largua duke ngritur dyshime për gjendjen e tij. Mjeku i tij e mohoi që Maradona ishte prekur nga coronavirusi. El Pibe De Oro qëndroi I izoluar në shtëpi për 10 ditë pasi një prej asistentëve të tij kishte shfaqus simptomat e Covid-19.
Sfidanti.al