Koeman përgjigjet: Barcelonës i duhet vazhdimësi, Messi, më i miri në botë

Fillimi i sezonit të Barcelonës ka disa skenarë. Krizën në bordin drejtues, fillimin zhgënjyes të kampionatit, por edhe startin e shkëlqyer të Ligës së kampioneve me fitoren me goleadë ndaj Ferencvaros dhe suksesin në Torino ndaj Juventusit.

Këtë të mërkurë blaugranat do të përballenme Dinamon e Kievit për të konsoliduar vendin e parë në Grupin G. ‘Duam të vazhdojmë me fitoret dhe paraqitjet e mira në Evropë-tha trajneri Ronald Koeman në një konferencë për shtyp-I dimë problemet e ukrainasve që po përballen me Covid-19, në radhë të parë shpresojmë që të luajmë’

Një fitore në Evropë mund të rrisë moralin e katalanasve edhe përsa I përket kampionatit ku të besuarit e Koeman do të kërkojnë që të mos I kompromentojë shanset për titullin në La Liga

‘Jemi skuadra që kemi krijuar më shumë raste në cdo ndeshje-vijoi Koeman-cilësia është madje e lartë, mund të përmirësohemi. Po punojmë me të rinjtë dhe rezultatet do të vijnë. Mungesa e një sulmuesi? Situata ekonomike e klubit është kjo që është dhe unë punoj me lojtarët që kam në dispozicion’

Koeman flet edhe për Lionel Messin që gjatë verës ishte shumë pranë largimit dhe duket se është vënë sërish në shënjestrën e Manchester City.

‘Messi është një futbollist i jashtëzakonshëm, më i miri në botë-tha Koeman-mendon si një fitues, është kapiteni I skuadrës, me të flas dhe përballem gjithmonë’.

Sfidanti.al