Lamtumira e ngadaltë e Gerd Mueller

Fjalë të forta që përshkruajnë një gjendje shumë të rëndë. Uschi Mueller, bashkëshortja e Gerd, ‘Bomber der Nation’ tregoi për gjendjen e bashkëshortit të saj, një ditë përpara 75 vjetorit të lindjes. Gerd Mueller që nga viti 2008 është diagnostikuar me demencë dhe për shkak të kësaj sëmundjeje, Mueller nuk shfaqet në publik prej disa vitesh.

‘Nuk ha praktikisht asgjë, arrin vetëm të gëlltitet-në këtë mënyrë, Uschi bashkëshorte e Mueller që nga viti 1967 tregoi për Bild situatën e legjendës së futbollit gjerman që prej 5 vitesh jeton në një rezidencë shëndetësore-ai qëndron në shtrat thuajse 24 orë në ditë. Rrallëherë ka momente të zgjimit, është kaq i bukur kur hap sytë, edhe pse vetëm për pak minuta. Nëpërmjet qepallave të syve mund të përgjigjet me një ‘po’ apo ‘jo’ pyetjeve që i bëjmë.Ndonjëherë shohim bashkë televizor edhe pse ai nuk e  kupton’.

Përpara pandemisë coronavirus, Uschi shkonte të takonte bashkëshortin e saj thuajse cdo ditë, gjë që prej disa muajsh tani është e pamundur.

‘vetëm përpara 1 viti, gjithcka ishte ndryshe-tha Uschi Mueller-arrija ta coja edhe në një ëmbëltore. Por erdhi coronavirusi dhe për 3 muaj nuk munda ta vizitoja dhe t’I shpjegoja motivin’.

Por duket se në këto muaj situata është përkeqësuar. ‘Gerd fle drejt fundit të tij-vijon Uschi-I mban sytë e mbyllur dhe konsumon vetëm ushqim të grirë. Më jep përshtypjen se është i qetë, nuk besoj se po vuan. Po fle drejt botës së përtejme. Shpresoj  vetëm që kjo të mos reflektojë te fati i tij dhe kushtet aktuale të tij.

Kampion bote në vitin 1974, gerd Mueller në kombëtare ka shënuar 68 gola në 62 ndeshje. Vetëm Klose me 71 gola, porn ë 137 ndeshje ka shënuar më shumë se ai me fanelën e përfaqësueses gjermane. Me Bayernin, Gerd Mueller ka fituar 4 tituj të Bundesligës dhe 3 Kupa Kampionesh. Për 32 vjet ka qënë shënuesi më i mirë në historinë e botërorëve me 14 gola, rekord që e thyen fillimisht braziliani Ronaldo e më pas vetë Klose. Në Bundesligë ka shënuar 365 gola në 427 ndeshje, të gjithë me Bayernin dhe është shënuesi më i mirë në historinë e kampionatit gjerman. Pikërisht për nuhatjen e madhe për gol, Gerd Mueller kishte pseudonimin ‘Bomber der Nation’. Tani po mban një Gjermani të tërë në ankth për gjendjen e tij që duke u bazuar te fjalët e bashkëshortes Uschi është shumë e rëndë në kufijtë e dramatikes.

Sfidanti.al