Zhurma dhe polemikat e shpërthyera rreth cështjes së rinovimit të Davit Alabës me Bayernin e Mynihut eklipsohet nga lajmi për rastin e parë pozitiv me Covid 19 të bavarezëve. Dy javë pas pozitivitetit fals të Serge Gnabry që vuri në rrezik sfidën mes Bayernit dhe Atletico Madrid, e përditshmja bavareze TZ informoi nëpërjet versionit online të saj se Niklas Süle është infektuar dhe ka hyrë në karantinë për 2 javë
Ajo që mbetet për t’u parë është se cfarë pasojash do të ketë ky rast për axhendën e Bayernit. Kampionët e Evropës kanë kohë deri në orën 15:00 për të prezantuar rezultatet e testeve te UEFA dhe do të duhet të ketë në dispozicion minimalisht 13 futbollistë dhe 1 portier për të zhvilluar ndeshjen.
Sfidanti.al