Ç’bën kështu Rajan Gigs? Edhe legjendat arrestohen për dhunë familjare!

Nuk mund të thuhet 100 për qind kështu, sepse ish-ylli i Mançester Junajtidit është ndaluar nga policia i akuzuar për violencë ndaj të dashurës dhe jo gruas (pra, jo plotësisht familjare), por jehona është e madhe gjithsesi. Gruaja, e quajtur Kejt Grenvil, mesa duket lajmëroi policinë që mbërriti në shtëpinë luksoze (me vlerë 1.7 milionë paundësh sipas mediave) të Gigsit, dhe deklaroi se ishte sulmuar dhe se i ishte shkatuar dëm në trup. Ish-lojtari i krahut është i lidhur me Kejtin që në 2017, madje thuhet që në 2015, duke pasur afrime e largime, ndërsa janë njohur që në 2013. Të dy u lidhën me njëri-tjetrin pasi u divorcuan nga bashkëshortët e mëparshëm.

Gigsi ka famë të madhe si futbollist, por aspak për t’u lavdëruar në raporte të tilla, edhe pse këto mbeten gjëra private. Ish-gruaja e tij Stejsi e akuzoi për tradhësi me modelen Imoxhen Tomas, dhe me gruan e vëllait të tij, Natashën. Kjo i dha fund martesës së tyre 8-vjeçare. Edhe ish-burri i Kejtit, Damian Bërk, e quajti Gigsin, si “personi i tretë në martesën tonë”!

Sfidanti.al