Pasi rimori në krahë Milanin dhe piedestalin në Serië A, Zlatan Ibrahimovic mund të jetë gati të bëjë të njëjtën gjë edhe me përfaqësuesen suedeze. Sulmuesi 39 vjecar nuk e vesh fanelën e Suedsë që nga Evropiani 2016, por pas paraqitjeve të bëra me Milanin ai deshi t’i japë një mesazh Federatës Suedeze me anë të një postimi në Tëitter ku ai publikoi një foto të tij me fanelën e kombëtares të shoqëruar me frazën: ‘Sa kohë ka që nuk shihemi’.
Nuk është hera e parë që flitet për një rikthim të Ibrahimovic në kombëtaren suedeze, por në këtë rast gjërat duket se janë ndryshe. Në horizont menjëherë pas ndeshjeve të radhës në kampionat, do të jetë pauza e kombëtareve dhe këtë herë zërat për rikthimin në përfaqësuese i ndezi vetë futbollisti i Milanit me një postim për t’u interpretuar në mënyrë direkte.
Në Suedi, tashmë lajmet po bëjnë namin, ndërkohë që kombëtarja e impenjuar në 3 ndeshje në harkun e pak ditëve me Danimarkën në sfidë miqësore, me Kroacinë dhe Francën në Ligën e Kombeve mund të besojë te njeriu simbol i saj.
Sfidanti.al