Milanit i kthehet buzëqeshja; Donnarumma, Hauge e Gabbia nuk janë më me Covid

Milan rifiton 3 emra të rëndësishëm për të përballuar ndeshjet e shumta në Serie A dhe Europa League. Pas mesazhit në rrjetet sociale të Gabbias që bëri të ditur se e kaloi pozitivitetin me Covid, ishte vetë klubi kuqezi që konfirmoi zyrtarisht negativitetin e tij në teste si dhe të portierit Donnarumma dhe të Hauge që gjithnjë kanë qenë asimptomatikë.

Në komunikatën e tij Milani theksoi se menjëherë pasi u mësua rezultati negativ në testet e futbollistëve u lajmëruan autoritetet të cilat dhanë autorizimin për kthimin e tyre me skuadrën në stërvitje. Është ky një lajm i shkëlqyer për Stefano Piolin, sidomos ai për Donnarummën duke parë pasiguritë e shfaqura nga zëvendësi i tij, Tatarusanu

sfidanti.al