A mund të imagjinohet një klub kaq gjigand që të zhduket? Ja pra që kjo mund të ndodhë nëse Barcelona nuk do të vendosë rregull në llogaritë e saj financiare deri të premten tjetër. Katalanasit rrezikojnë falimentimin për shkak të deficitit të madh të shkaktuar nga situata e koronavirusit, ndërsa shpenzimet duhen shkurtuar zyrtarisht me 190 milionë euro në 7 ditë. Avokatët e klubit dhe përfaqësuesit e futbollistëve kanë realizuar takimin e parë për t’u marrë vesh për uljen e rrogave të yjeve.
Borderoja e pagave të skuadrës “blaugrana” është më e larta në futbollin botëror, me rreth 630 milionë euro, ose gati 70 për qind të buxhetit të parashikuar për vitin 2020. Kriza e koronavirusit ka shkaktuar humbje të gati 200 milionë eurove, ndaj edhe është e pamundur mbijetesa financiare pa ulur rrogat. Futbollistët, fillimisht, e kanë refuzuar kërkesën e klubit për një gjë të tillë, por besohet se situata do të bëjë që të ketë ndryshim qendrimi.
Lojtarë si Pike, Ter Shtegen e disa të tjerë kanë pranuar rinovimin me ulje të të ardhurave. Kjo gjendje mund të ndikojë në paraqitjet e skuadrës në fushë, ndërsa sezoni ka nisur me pluse dhe minuse. Barcelona humbi El Klasikon ndaj Realit në La Liga, 1-3 në “Kamp Nou”, por fitoi 2-0 duelin e madh në Champions në fushën e Juventusit.
Sfidanti.al