Lazio, disa raste pozitive me coronavirus

Lazio bën të ditur zyrtarisht se  nga testet e zhvilluara ditën e premte janë regjistruar disa raste pozitive. Duke u bazuar te këto rezultate e gjithë skuadra do të përsërisë kontrollin për të përcaktuar se cilët futbollistë do të mund të impenjohen në ndeshjen e së dielës mes Torinos dhe Lazios. Klubi bardhekaltër bën të ditur gjithashtu se personat që kanë rezultuar të prekur nga Covid-19 kanë hyrë menjëherë në izolim në shtëpitë e tyre, ndërsa skuadra do të kryejë një periudhë karantinimi nën vëzhgimin aktiv të stafit mjekësor të saj.

sfidanti.al