Ishte ‘bomba’ e fundit e hedhur nga Bartomeu përpara dhënies së dorëheqjes së tij nga posti i presidentit të Barcelonës; organizimi i një Superlige që do të përfshinte klubet më të rëndësishme evropiane, është tashmë në një fazë të avancuar. UEFA shpjegoi se nuk do të pranonte asnjë projekt që del jashtë kufijve të saj në, ndërkohë që praktikisht nuk ekzistojnë alternativat për Ligën e Kampioneve.
Por klubet që lëvizin fluksin më të madh të parave, në këtë krizë financiare të shkaktuar nga Covid-19, kanë ndërmend të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme për të përfituar. Hipoteza për një superkampionat evropian shkaktoi diskutime që nga momenti i krijimit të G-14, por rezistenca e UEFA frenoi cdo tentative. Por pavarësisht kësja, klubet e mëdha prej kohësh po kërkojnë që të sigurojnë të ardhura nga emrat e tyre duke shfrytëzuar të ardhurat e garantuasra nga ndeshjet e niveleve të larta për t’u luajtur cdo javë.
Emergjenca Covid tashmë po e përshpejton këtë projekt të cilin klubet duan ta nisin nga sezoni 2022/2023. Mësohet se gjithcka është organizuar duke u bazuar në formatin e Euroleague në basketboll me 18 skuadra që do të marrin pjesë dhe që do të zhvillojnë një fazë të sezonit të rregullt me 34 ndeshje të luajtura dhe më pas fazën e playoffit.
Sipas të përditshmes spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ klubet që janë përfshirë në këtë projekt janë Barcelona, Real Madrid e Atletico në Spanjë, Liverpool, Manchester United, City, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham në Angli, Juventus, Milan dhe Inter në Itali dhe PSG në Francë.
sfidanti.al