Dejan Stanković kandidati kryesor për stolin e Serbisë

Edhe pse ditën e djeshme ishin të sigurt se do të ishte Paunović pasuesi i Dragan Stojković në stolin e Serbisë duket se në 24 orët e fundit kanë ndodhur shumë zhvillime në Federatën Serbe të Futbollit. Mësohet se për këtë post janë tashmë tre emra të rinj të cilët konsiderohen si kandidatë potencial për të marrë përsipër frenat e një ekipi, i cili ka nevojë për reformë të thellë. Dejan Stanković është zgjedhja e parë e Federatës Serbe të Futbollit, por fakti se është trajner i Spartakut të Moskës i komplikon shumë planet e institucionit në fjalë. Shanset që ish-mesfushori i Interit të bëhet trajner i kombëtares serbe do të rriteshin edhe më shumë nëse ai do të zgjidhte kontratën me klubin rus. Emri i dytë është ai i Žarko Lazetić, i cili ashtu si kandidati i parë është trajner i ekipit të Makabit të Tel Avivit. Kandidatura e tretë është ajo e Miloš Milojević, i cili konsiderohet si përfaqësuesi i brezit të ri të trajnerëve në Serbi. Për momentin Federata Serbe e Futbollit po mendon që të mos ngutet në emërimin e komisarit teknik ndërsa mendohet se kombëtarja e futbollit do t’i besohet një trajneri të përkohshëm për të mbyllur eliminatoret e Botërorit 2026.

sfidanti.al