Ernest Muçi bëhet baba për herë të parë

Ernest Muçi është bërë baba për herë të parë. Në jetë ka ardhur një vajzë, së cilës iu vendos emri Mei. Partnerja e sulmuesit të Kombëtares publikoi një postim. “Mirë se erdhe, Mei Muçi. Faleminderit Zotit, për çdo gjë në jetën time”, shkruan Klea Verri. Muçi dhe Klea janë prej vitesh në një lidhje bashkë. Më parë Muçi luante për Tiranën në futboll, teksa Klea kontribuonte te bardheblutë në basketboll. 24-vjeçari ndërkohë i mungoi Kombëtares për ndeshjet e tetorit. Ftesa për të nuk erdhi, ndërsa një tjetër lajm i bukur e priste.

sfidanti.al