Shuhet Nobi Stajls, “i keqi” i legjendave angleze kampionë bote në 1966!

Nuk dëshironte ta cilësonin yll, as nuk jetoi si i tillë, dhe as nuk luajtu ashtu. Kjo nuk e pengoi aspak Nobi Stajlsin që të shkëlqente në skuadrën e Anglisë që doli kampione e botës në 1966. Legjenda angleze (i pari djathtas) u shua në moshën 78-vjeçare, ndërsa kohët e fundit vuajti nga sëmundja e shekullit, Alzheimeri. Stajlsi ishte një mesfushor që njihej si “shkatërruese”, si “i keqi”, ndërsa luante në krah të emrave të shkëlqyer si Gordon Benks, Bobi Mur, Xheki Çarlton, Bobi Çarlton, Xhef Hërst apo Hanter. Me Mançester Junajtidin po ashtu la gjurmë të thella. Sër Alf Ramsej i tha Sër Aleks Fergusonit se “skuadra ime e 1966-ës kishte 5 lojtarë të klasit botëror, dhe njëri prej tyre ishte Stajlsi”. Geri Lineker i bëri një nga homazhet më të ndjera dhe më të bukura: “Zemra e tij ishte më e madhe sesa hapësira mes dhëmbëve të tij të rrallë”. Siç ndodh shpesh në Angli, futbolli anglez ndihet fajtor sepse nuk i qendroi afër Stajlsit në momentet e vështira. Një mentalitet “dilja mbanë vetë”, që ende nuk po lejon shoqërinë britanike të jetë në nivelin e Gjermanisë apo vendeve nordike.

Sfidanti.al