Humbja e Gjokoviçit dhe vdekja e Mitropolitit Amfilohije: Nuk më luhej!

Me gjasë mund ta ketë seriozisht, pra që ishte i dëshpëruar për vdekjen e një njeriu të rëndësishë për serbët, siç ishte Mitropoliti Amfilohije. Novak Gjokoviç, tenisti numër 1 i botës, u mund në gjysmëfinale të turneut ATP 500 në Vjenë (me vlerë 1.4 milionë euro) nga italiani aspak i njohur, Lorenco Sonego. Numri 2 i botës dominoi në dy sete, 6-2 e 6-1 duke fituar në 68 minuta, e pra u kuptua se “Nole” nuk ishte vetvetja. Pas humbjes, Gjokoviçi foli për dëshpërimin që ndjeu nga lajmi i vdekjes ë Mitropolitit, që e cilësoi një luftëtar të rëndësishëm për serbizmin dhe ortodoksinë. “Nuk më luhej fare”, – deklaroi ai, pra mezi ka pritur që ndeshja të përfundonte.

Sfidanti.al