Njëzet ditë, -4 ndeshje, por a mund të luajë Ronaldo ndaj Specias?!

Koronavirusi ia mori të keqen, dhe u realizua sërish “profecia” se kjo sëmundje nuk “merr me vete” milionerët. Kristiano Ronaldo u trajtua me “qumësht dallëndysheje”, ndërsa ishte në vetëizolim në Torino, por më në fund doli negativ. U deshën të paktën 20 ditë (19 që nga testimi që e nxorri pozitiv), dhe pati 4 ndeshje të humbura për kampionin juventin (dy Champions, dy Seria A), ndërsa tani ai mund të bashkohet me ekipin. Nuk dihet nëse forma e tij fizike do të jetë e tillë që ai të aktivizohet menjëherë si titullar, apo do ta nisë ndeshjen ndaj Specias nga stoli. Pa CR7-ën, Juvja barazoi dy herë në Serinë A (1-1 me Krotonen e Veronën), fitoi 2-0 në Kiev me Dinamon dhe u mund 0-2 me Barcelonën në Torino.

Sfidanti.al