Argjentinë, Maradona në izolim, ditëlindjen do ta festojë në karantinë.

Diego Armando Maradona është në izolim  pasi ka qenë në kontakt me një person të prekur nga coronavirusi. Një prej asistentëve të tij shfaqi simptomat e Covid-19, teksa u zgjua me kollë dhe temperaturë. ‘El Pibe De Oro, trajneri aktual i Gimnasia La Plata, tani është në pritje të kryerjes së kontrolleve preventivë.

Kështu, Maradona rrezikon të mos jetë në pankinë në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Patronato që është ditën e premtë, ditë kur Maradona do të festojë 60 vjetorin e tij të lindjes. ‘El Diez’ ndodhet në izolim në shtëpinë e tij në Brandsen, provincë e Buenos Aires.

Sfidanti.al