Josep Maria Bartomeu thyen heshtjen. Presidenti i Barcelonës për herë të parë shpjegon këndvështrimin e tij në cështjen më të nxehtë të kësaj vere; atë të Lionel Messit dhe burofaxit të tij ku kërkonte largimin nga klubi katalanas.
‘U akuzova se shtyva Messin të kërkonte largimin për të rregulluar financat, por kjo nuk është e vërtetë-tha numri 1i Barcelonës-nuk kishim ndërmend të përforconim skuadrat rivale dhe nuk kam menduar kurrë të jap dorëheqjen. Nuk kam ndërmend të hyj në këtë diskutim dialektik sepse prioriteti ishte që Messi të bënte pjesë në projektin e ri dhe nuk do ta bëj tani sepse është kapiteni ynë’.
Bartomeu shpjegoi edhe cështjen e klauzolës së kontratës së argjentinasit.
‘Historia është e thjeshtë-vijoi Bartomeu-Messi kishte mundësinë e tij brenda 10 qershorit, afati skadoi kështu që kontrata u rinovua. Zemërimi i tij është dicka e mirë, do të thotë se nuk i pranon disfatat. Shpresoj që ai të qëndrojë këtu për shumë kohë dhe të mbyllë karrierën te Barcelona’.
Sfidanti.al